BLUETOOTH

Katy Perry, bashkëpunimi që e refuzoi dhe u pendua

17:32 - 29.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katy Perry së fundmi ka bërë një retrospektivë, ku ka treguar ndër ato që ka thënë se cili është gabimi i saj më i madh në lidhje me bashkëpunimet e saj.




Sipas raporteve të huaja, ylli i popit 38-vjeçar tha se i vjen keq vetëm për një bashkëpunim që e refuzoi në të kaluarën.

Ky është një propozim bashkëpunimi që ajo e pranoi nga Billie Eilish për këngën “Ocean Eyes”, para se artistja e re të bëhej e famshme.

Më në detaje, Perry tha: “Kam marrë një email nga një bashkëpunëtor që thoshte, ‘Shikoni këtë artiste të re. Do të doja të punoja me të”. Në mesazh ishte një këngë e quajtur “Ocean Eyes”. Ajo ishte thjesht një vajzë e re bionde. Unë thuajse menjëherë thashë ‘e mërzitshme’, duke e përjashtuar atë”.

Më pas këngëtarja amerikane tha: “Ky ishte gabimi im më i madh, duke refuzuar një pjesë kaq të mrekullueshme të kësaj artisteje të mrekullueshme”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.