Kryesore

Temperatura të ulta, ja parashikimi i motit për sot

07:41 - 29.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar.




Për rrjedhojë; moti i kthjellët, por i ftohtë do të mbizotërojë në zonat perëndimore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat verilindore dhe juglindore.

Parashikohet që deri në mëngjesin e së hënës i gjithë territori i vendit të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura, por  nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes por mbeten të pandryshuara vlerat e mesditës duke u luhatur nga  -8°C, deri në 12°C. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.