Moti këtë të enjte pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore të lagështa, ku do të ketë alternime vranësirash deri të dendura.
Gjatë mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.
Në relievet malore pritet të ketë reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa në relievet kodrinore reshje të dobëta dëbore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/s, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
- në zona malore -2 deri 9°C
- në zona e ulëta -1 deri 15°C
- në zona bregdetare 3 deri 15°C
Shfaq Komentet (0)