AKTUALITET

Shumë shtete të fuqishme botërore janë bërë pre e hakerave, mes tyre dhe Italia

19:53 - 05.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ‘sulm masiv’ kibernetik duke përdorur virusin ‘ransoware’, u zbulua sot nga ekipi i mbrojtjes së sigurisë kompjuterike në Itali, të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike. Teknikët e Agjencisë Kombëtarë kanë konstatuar tashmë ‘disa dhjetëra sisteme kombëtare, të sulmuara dhe kanë alarmuar subjektet, sistemet e të cilëve janë ekspozuar.’




Megjithatë, shpjegohet se ‘ka ende sisteme të ekspozuara, të pa kompromentuara, nga të cilat nuk është mundur që të gjurmohet se kush e ka kryer sulmin. Këto subjekte duhet të përditësojnë menjëherë sistemet e tyre. Sipas burimeve të Corriere, bëhet fjalë për krime të zakonshme kibernetike, të cila përdorin sistemin ‘ransomware’ për qëllime ekonomike dhe fitimprurëse.

Corriere Della Sera shkruan se nuk ka asnjë konfirmim për një lidhje mes këtij sulmi dhe problemeve të Tim, që u raportuan mëngjesin e të mërkurës.

Acea, kompania italiane e energjisë elektrike, ujit dhe gazit, u godit nga një sulm shumë i rëndë ‘ransomware’ të enjten, duke e bërë të vështirë rikthimin e operacioneve të plota. Sulmi i hakerëve po ndodh në shumë vende njëkohësisht.

Të parët që vunë re sulmin ishin francezët. Më pas, vala e sulmeve u zhvendos në vende të tjera, përfshirë Italinë. Tani për tani ka disa mijëra serverë të komprometuar në të gjithë botën, nga vendet evropiane si Franca, Finlanda dhe Italia, në Amerikën e Veriut, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara. Në Itali ka dhjetëra sulme që janë ndalur, por sipas analistëve ato janë të destinuara të rriten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.