Kronikë

Do përdoreshin nga bandat për ngjarje kriminale, policia sekuestron tre mina me telekomandë. Arrestohen dy “tregtarët”

10:34 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një operacion i finalizuar dy ditë më parë nga Policia e Vlorës ka çuar në pranga dy persona të cilët kanë tentuar të shesin tre mina me telekomandë.




Në një deklaratë për mediat, policia sqaroi se ka dyshime se minat do të përdoreshin nga bandat për të kryer akte kriminale. Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar.

Pjesë nga deklarata e policisë së shtetit

2 ditë më parë, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan një tjetër operacion policor në funksion të parandalimit të ngjarjeve kriminale me anë të minave me telekomandë. Falë një pune të mirëfiltë profesionale dhe hetimore të kryer nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, pas një hetimi proaktiv, u bë e mundur që të ndërhyhej në kohë, duke sekuestruar 3 mina me telekomandë që do të përdoreshin nga grupet kriminale, në Vlorë. Policia vuri në pranga 2 shtetasit që tentuan të shitnin këto mina.

Gjithashtu, dua të theksoj faktin se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në këtë qark, po punojnë intensivisht për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë, goditjen e veprimtarive të personave dhe grupeve kriminale me veprimtari në fushat e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në fushën e krimeve kundër personit, pronës, fushën e kontrabandës, trafiqeve të paligjshme dhe korrupsionit.

Në këtë kuadër, duke përfituar nga rasti, ftoj qytetarët e qarkut Vlorë, që të mbështetin edhe më shumë strukturat e Policisë, në mënyrë që bashkërisht të parandalojmë dhe të luftojmë krimin, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.