Kronikë

VIDEO/ 101 në rrënojat e tërmetit, shpëtohen dy motrat adoleshente në Turqi

11:25 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy motra adoleshente janë shpëtuar në qytetin Kahramanmaraş 101 orë pas tërmetit masiv që goditi Turqinë, thanë zjarrfikësit.




Në një deklaratë të premten, Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitane të Antalias tha se Ayfer, 15 vjeç, u nxor nga rrënojat në orën e 99-të pas tërmetit dhe motra e saj, Fatma, 13 vjeç, u shpëtua dy orë më vonë.

Shpëtuesit duke përdorur sensorë sizmikë zbuluan shenja jete nën mbeturinat dhe kryen një operacion shpëtimi 10-orësh për të arritur atje ku ndodhej Ayfer, thuhet në deklaratë.

Zjarrfikësit folën me Ayferin në një përpjekje për ta mbajtur atë të ndërgjegjshme. Ajo tha se e kishte marrë malli për të ngrënë akullore dhe ata i premtuan se do t’i jepnin pak kur ajo të dilte e sigurt.

Ata gjithashtu luajtën muzikën që ajo kërkoi.
Zjarrfikësit udhëtuan rreth 800 kilometra (500 milje) nga qyteti i Antalias për t’u bashkuar me përpjekjet e shpëtimit në Kahramanmaraş.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.