Kronikë

“Më vrisni, ja ku më keni”- Me dhëmbë të thyer dhe sy të nxirë, dy të rinj nga Elbasani kapen duke grabitur në shtëpi bari në Londër, më pas dhunohen

07:17 - 10.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një grup të rinjsh nga Elbasani kishin hyrë për të vjedhur në një shtëpi bari në Angli, por janë kapur nga persona të tjerë shqiptarë, të cilët kishin në ruajtje shtëpinë. Pasi i kanë kapur, ata i kanë dhunuar, filmuar dhe më pas videot i kanë publikuar në Tik Tok.




Në videon, të cilën e ka siguruar Panorama TV, merret në pyetje një person i quajtur Igli, i cili tregon me detaje se kush e kishte orientuar për të grabitur.

Ndërsa grabitjen thotë se e kishte bërë pasi kishte para borxh.

Igli Fejzo shihet që është me sy të nxirë, ndërsa thotë se në atë shtëpi e kishte orientuar Mandi Çela nga Elbasani.

Ky i fundit, shfaqet në video duke pranuar se është fajtor, ndërsa thotë “Më vrisni ja ku më keni”. Nga dhuna e ushtruar, Mandi Çelës, i kanë thyer edhe dhembet.

Po ashtu burime për Panorama TV bëjnë të ditur se për këtë video që qarkullon në rrjet prokuroria e Elbasanit ka nisur verifikimet.

igli fejzo

BISEDA E PARE

Prezantohu, si e ke emrin?

Igli

Igli kush?

Igli Fejzo

Ça ke bërë ti?

Igli Fejzo: Kam ardhur për grabitje

Ku, ça do grabisje?

Igli Fejzo: Ke shtëpiat e juaja

Si është puna?

Igli Fejzo: Jam borxh o vlla

Kush ta tregoi ty që kemi shtëpi bari?

Igli Fejzo: Mandi Çela

Nga është ky?

Igli Fejzo: Nga Elbasani

Mban syze ky më duket?

Igli Fejzo: Po, po

Ok, daku thank

mandi cela

BISEDA E DYTE

O Mandi, pse ja thyeve shtëpinë çunave

Mandi Çela: Jam fajtor, pranoj cdo gjë.

Qysh është puna, si e bërë?

Mandi Çela: Ore jam fajtor

Kujt ja dhe punën?

Mandi Çela: Po më vrisni, a fole me Endrin ti?

Kujt ja dhe punën?

Mandi Çela: Nuk kam dhënë gjë

O ça b*th q*m, a tha qepare që jam kam dhënë

Mandi Çela: Fola një llaf në tavolinë, ja kam shpjeguar

Qysh i gjetën adresën e tij?

Mandi Çela: Nuk i kam dhënë as adresë asgjë, i kam thënë vetëm Dajmond Slau

Po numrin e adresën?

Mandi Çela: As numër asgjë

Qysh i gjetën ata?

Mandi Çela: Kanë dalë i kanë ruajtur

Nga e dinin që ishin pemët varur?

Mandi Çela: O vlla nuk i kam thënë, doni të më vrisni më vrisni ja ku më keni

Hape cik gojën? Të kanë thyer dhembet, gjynof.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.