Kronikë

EMRI/ Në kërkim për kultivim kanabis, kapet pas dy vitesh 34-vjeçari në Krujë

10:17 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 34-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2021 për kultivim dhe prodhim të lëndëve narkotike.




Mësohet se shtetasi Artur Tema është dënuar me burg për dy vepra penale, pasi në banesën e tij janë sekuestruar 2 vite më parë 280 rrënjë kanabis dhe 5 kilogramë po ashtu.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kultivuesi”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari i kërkuar prej vitit 2021. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

A.T., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim. Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij. Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.