LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Aksident i 7-fishtë në Greqi, kamioni përmbyset në mes të rrugës

08:21 - 12.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një përplasje mes gjashtë makinave dhe një kamioni ka ndodhur këtë mëngjes në Athinë , duke shkaktuar rrëshqitje të mjetit të rëndë në mes të rrugës. Gjithçka ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit , kur kamioni, i cili lëvizte në rrugën e Athinës,  ka devijuar nga rruga e tij për shkak të rrëshqitjes së sipërfaqes së rrugës .




Mediat greke bëjnë me dije se automjeti ka devijuar në korsinë e mesme dhe është përplasur me tre  makinat përpara, si dhe me tre makinat pas.

Kamioni ka qëndruar i “palosur” në mes të rrugës për disa kohë ndërsa makinat e tjera kanë pësuar dëme të rënda materiale .

Nga aksidenti automobilistik nuk ka pësuar lëndime asnjëri nga drejtuesit e mjeteve , ndërsa për masa paraprake në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-së.

Shikoni pamjet nga aksidenti:


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.