Kosova

E rëndë/ Burri dhunon barbarisht gruan gjatë mesnatës së ‘Shën Valentinit’

13:08 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dita e të dashuruarve nuk ka shkuar ashtu siç pritej për një çift nga qyteti i Skënderaj në Kosovë.




Bëhet me dije se një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, në natën e Shën Valentinit, rreth orës 22:25. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për tu marrë në pyetje, ndërkohë që bashkëshortja është transportuar në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Më vonë, asaj i është dhënë urdhër mbrojtje për të shmangur një përballje të dytë me bashkëshortin. Pas marrjes së kujdesit mjekësor, gruaja është kthyer në banesë. Ndërkohë që me urdhër të prokurorit është bërë edhe lirimi i të ndaluarit.

Klankosova shkruan se gjatë ditës së Shën Valentinit ka pasur edhe raste tjera të dhunës, ngacmimit seksual dhe kërcënimit ndaj grave. Në Prishtinë, një person në gjendje të dehur ka kërcënuar një grua, teksa në Komoran, një person e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka shantazhuar një tjetër vajzë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.