Kronikë

EMRI/ Zbulohet pronari i vilës së shndërruar në ‘shtëpi bari’ në Fier, përdorte dy identitet dhe ishte nën hetim për pasurinë

11:56 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ‘shtëpi bari’ është zbuluar ditën e sotme në Fier, ku në pranga ranë tre persona mes tyre dhe pronari i vilës 3-katëshe.




Mësohet se pronari i ndërtesës është Erjon Marini, i cili njihej edhe me emrin Xhevair Gashi i cili kishte shndërruar 5 dhomat e vilës në ambiente për kultivimin e bimëve narkotike.

Sakaq në pranga ra dhe faturuesi i OSHEE Klajdi Gremi, 40 vjeç dhe elektricisti, Behar Fata.

Policia tha se ka dyshime që në këtë aktivitet janë përfshirë edhe persona të tjerë, për të cilën po zhvillohen hetimet. Sakaq, në lëvizje është vënë edhe Prokuroria e Fierit për hetimin pasuror të pronarit.

Kujtojmë se në banesë, uniformat blu kanë sekuestruar 181 bimë narkotike të cilat ishin kultivuar në vazo brenda ambienteve të përshtatura për rritjen e tyre.

 

Kthyen vilën 3-katëshe në ‘shtëpi bari’, pranga pronarit dhe punonjësve të OSHEE

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.