Kryesore

‘Protesta e së enjtes ditë beteje’/ Berisha: Rama do shkojë nesër në Kuvend por ka frikë e tmerr nga prezenca e opozitës. Ja plani i tij

13:36 - 15.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se në seancën plenare që do të mbahet ditën e nesërme do të jetë i pranishëm dhe kryeministrit Edi Rama, në të njëjtën kohë do të mbahet dhe protesta e opozitës.




Berisha tha se Rama   “ka frikë dhe tmerr, ndaj kërkon të na stërpërgjysmojë”, duke iu referuar përjashtimit të deputetëve të PD.

Berisha e ka konsideruar protestën e nesërme një betejë dhe se nuk do të kursehet në ngritjen e zërit pas skandalit ‘McGonigal’.

Sali Berisha: Kam një ngjirje zëri por po përpiqem ta kursej për nesër se nesër është beteja, ditë beteja, ndaj dhe sot do jem shumë kursimtar për zërin. McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA, dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe sigurisë së SHBA meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të demokracisë është largimi i tij nga pushteti. Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata marrin përsipër të përjashtojnë dhe një grup tjetër tonë nga Parlamenti se nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e parlamentit por ka fikë e tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.