AKTUALITET

EMRAT/ Kapen në ‘shtëpi bari’ dy shqiptarët në Angli. Pas arrestimit 28-vjeçari tregon se i kërcënohej familja nëse…

10:48 - 17.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Angli. Autoritetet kanë vënë në pranga 28-vjeçarin Mateo Pepaj dhe 41-vjeçarin Fatos Maçi.




Mediat e huaja bëjnë me dije se dy shqiptarët punonin si kopshtarë brenda ‘shtëpisë së barit’, ku pas arrestimi 28-vjeçari tha për policinë se ishte i pastrehë dhe se ishte kërcënuar nga bandat se nëse do të kontaktonte me policinë familja e tij në Shqipëri do të dëmtohej.

Në dëshminë e tij tregoi se ‘mafia’ për të cilën punonte ia njihte të gjithë familjen dhe se besonte se kërcënimet ishin të vërteta.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni u gjetën 12 bimë rreth 1 me të larta, 12 llamba, një ventilator dhe 13 transformatorë. Ndërsa në një tjetër dhomë, ngjitur u gjetën tetë bimë , tetë llamba dhe tetë transformatorë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.