BOTA

Lufta në Ukrainë/ Zelensky përjashton marrëveshjen për territorin me Putinin

08:59 - 17.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë. Në një intervistë për BBC, ai paralajmëroi se dhënia e tokës do të thotë se Rusia mund të kthehet përsëri për territore.




Zelensky tha gjithashtu se një ofensivë e parashikuar pranverore kishte filluar tashmë.

“Sulmet ruse po ndodhin tashmë nga disa drejtime,” tha ai. Megjithatë, ai beson se forcat e Ukrainës mund të vazhdojnë t’i rezistojnë përparimit të Rusisë derisa të jenë në gjendje të nisin një kundërofensivë. Për këtë, ai përsëriti thirrjet për më shumë ndihmë ushtarake nga Perëndimi. “Sigurisht, armët moderne përshpejtojnë paqen. Armët janë e vetmja gjuhë që Rusia kupton,” tha Zelensky për BBC.

Ai u takua me liderët e Mbretërisë së Bashkuar dhe BE javën e kaluar në një përpjekje për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare dhe për të kërkuar armë moderne. Kur presidenti i Ukrainës kërkoi avionë luftarakë modernë, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se “asgjë nuk është jashtë tryezës”.

Por Kievi është bërë gjithnjë e më i frustruar me shpejtësinë me të cilën kanë mbërritur armët perëndimore. Dorëzimi i tankeve, të premtuara muajin e kaluar nga një sërë vendesh perëndimore, mendohet se janë ende disa javë larg mbërritjes në fushën e betejës. Zelensky adresoi gjithashtu një kërcënim të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, për të zhvilluar luftë së bashku me trupat ruse nga territori i tij, nëse një ushtar i vetëm ukrainas kalon kufirin. “Shpresoj se [Bjellorusia] nuk do t’i bashkohet [luftës],” tha ai.

“Nëse ndodh, ne do të luftojmë dhe do të mbijetojmë. Lejimi i Rusisë që të përdorë Bjellorusinë si një stacion për një sulm përsëri do të ishte një “gabim i madh”, shtoi ai. Kur u pyet nëse ishte i befasuar nga taktikat e Rusisë në luftën që po zhvillon, Zelensky i përshkroi ato si “të pavlera”.

“Mënyra se si ata shkatërruan gjithçka. Nëse ushtarët e tyre morën [dhe zbatuan] ato urdhra, kjo do të thotë se ata ndajnë të njëjtat vlera.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.