AKTUALITET

E rëndë në Kosovë/ Përplasen tre mjete, raportohen katër të vdekur

21:42 - 22.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në hyrje të rrugës Ferizaj-Shtime.




Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tre mjete.

“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij aksidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha Veseli./ gazeta ekspress


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.