AKTUALITET

“Më dhemb që ekipi i Partizanit sillet në këtë mënyrë”, Ledio Pano: Gjëja më e thjeshtë tani është të heqin trajnerin por…

20:34 - 01.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ledio Pano, ish-futbollisti i njohur i Partizanit, ka analizuar humbjen e të kuqve ndaj Vllaznisë në Kupën e Shqipërisë duke mos u kursyer në kritika ndaj lojtarëve dhe trajnerit Kolela që nuk i ka dhënë një drejtim të duhur skuadrës. Por sipas tij, nuk mund të merrej vendimi për heqjen ee trajnerit, pa analizuar shkaqet e kolapsit të ekipit në këtë pjesë të sezonit.




“Partizani është në atë rrugën e dobët të tij, të ndeshjeve të dobëta, pavarësisht disa fitoreve që ka bërë. Por loja mua nuk më mbush mendjen. Kështu ndodhi edhe sot, gabime të shumta, reparte larg njëri-tjetrit, lojtarë që të cilët luajnë pa detyra, një Partizan pa ide, të paktën me atë që pamë sot. Nuk e di… Partizani e meritoi humbjen, edhe pse u mundonte të luante në pjesën e parë. Të vetmit lojtarë që pashë që mundoheshin ishte Matondo e deri diku Da Silva. Pastaj të tjerët ishin në hije, duke filluar nga dy qendërmbrojtësit. Një Hadroj i cili do të bëjë gjithçka, duke harruar edhe pozicionin e tij në fushë. Një Maget i cili nuk di se si mund të luhet në një ndeshje futbolli. Dhe dy sulmues që nuk kanë lidhje me repartin e sulmit por edhe me lojtarët e mesfushës. Ndaj një Partizan i shthurur, pa ide dhe me lojtarë që nuk dinë detyrat. Për mua është e dhimbshme ta them, por më mirë ta themi sesa ta mbajmë e vazhdojmë me fjalë të cilat ndoshta-ndoshta i pëlqejnë të tjerëve, por të paktën mua nuk më pëlqejnë.

Për mua është Partizani më i dobët, më i dobët nga të gjitha anët. Lojtarë pa detyra e ide, secili luan sipas dëshirës, të paktën sa e njoh unë futbollin dhe mund të them për atë që shoh. Nuk e di se çfarë ndodh brenda, por ato që shoh në fushë dua t’i them se më dhemb. Më dhemb për një ekip që sillet në këtë mënyrë. Partizanit asnjëherë nuk i ka munguar ideja, lufta, dëshira për të luajtur futboll të bukur e fituar, pavarësisht se mund të gabosh e humbasësh se kështu është futbolli. Të shohësh 7 lojtarë me 3 të Vllaznisë e asnjë te ai që shënon, duhet të ketë mangësi ekipi.

Kolela mendon largimin? Gjëja më e thjeshtë është që ta heqin. Por duhet bërë një analizë me klubin, njerëzit, çfarë nuk shkon te ekipi. Në fund, nëse rezultati është trajneri, e heq se nuk mund të largosh 20 lojtarë, largohet trajneri. Por në këtë moment duhet të reflektojnë të gjithë bashkë, të mblidhen e nxjerrin mësimet e gabimet e të vazhdojnë pastaj nëse e ndjejnë që duan të vazhdojnë”, tha për “Oversport” Ledio Pano. BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.