Kryesore

Protesta e opozitës/ Julian Deda: Do vendosim me shpatulla pas murit qeverinë, vula e PD është caktuar me vullnetin e shumicës

11:24 - 03.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktori Julian Deda ka komentuar protestën e PD ditën e sotme, ku theksoi se kjo e fundit pritet të jetë masive.




Deda tha se masat e mara nga qeveria kundër protestës së PD janë jo të duhura, pasi vetë kjo e fundit nuk merr masa për mirëqenien e qytetarëve.

Sakaq shtoi se qëllimi i protestës nuk është që të ndikojë në vendimin e Gjykatës për vulën e PD por për të vendosur me shpatulla pas murit qeverinë.

“Protesta e sotme do jetë masive, qytetarët po mblidhen dhe do marshojnë paqësisht. Është normale që ne të protestojmë, me këtë shtet graso. Shikoni çfarë masa merr për një protestë paqësore. Kundër kujt po i merr masat, bllokime dhe graso. Jemi në një shtet për të parandaluar një protestë paqësore dhe nuk merr masa për rritjen e mirëqenies. Duhet të protestohet më tepër, a ka konsum ky vend. Pjesëmarrja do jetë e madhe. Njerëzit do dali për të shprehur dufin ndaj qeverisë. Ne nuk protestojmë për t’i bërë presion gjykatës, por për të vënë në shpatulla pas murit qeverinë. Vendimin për vulën e PD, e jep vullneti i shumicës së demokratëve”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.