BLUETOOTH

Pas përjashtimit nga loja/ Flet Ermiona: Luizi më ka në krah, Olta nuk është lojtare e fuqishme

12:37 - 07.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Ermiona Lekbello ka qenë një ndër konkurrentët e BBVIP që u përjashtua për shkak të thyerjeve të rregullave. Pas daljes, Ermiona ka bërë dhe disa komente lidhur me konkurrentët, ku fillimisht ka shprehur vlerësimin më të madh për Luiz Ejllin, për të cilin thotë se është i vetmi që i qëndroi pranë.




“Pas dy ditëve në Big Brother del ajo që je në të vërtetë. Luizi mu bë krah në atë shtëpi dhe për këtë e falënderoj. Nuk kishte interes, por i pëlqeu tipi im. Unë mund ta përballoja nëse doja, por nuk kisha më dëshirë”, shprehet ajo.

Ndërsa për Oltën thotë se nuk e sheh lojtare të fuqishme dhe se ka shumë persona që nuk e pëlqejnë.

“Unë Oltën nuk e shikoj kaq lojtare të fuqishme. Kam dalë dhe vijnë shumë njerëz që më urojnë. Si nuk kam dëgjuar një që Oltën ta pëlqejë. Ne themi lojtare e fuqishme, por ku?“, tha ajo.

Ndër të tjera ka komentuar dhe lojën e Armaldos, ku tha “Mos të flasim për të që e ka gruan shtatzënë dhe rri aty. Shumë e tepruar. Bashkëshortja e tij ka nevojë për të. Unë mendoj kështu, pasi gjithsecili i di punët e veta”, është shprehur ajo tek ‘Shqipëria Live’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.