Kryesore

Lista e kandidatëve për zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Kemi gati 26 emra! Takimi me ambasadoren tregoi se…

14:09 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me listën e kandidatëve të PL për këshilltarë bashkiakë në Bashkinë e Tiranës.




Në një deklaratë për mediat, Meta tha se 26 emrat e parë janë miratuar nga Kryesia dhe se lista është e përbërë nga figurat më kryesore të PL.

Sakaq shtoi se do të ketë një ligj i cili do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit nga ana e deputetëve.

“Komisioni ka bërë një vlerësim përfundimtar të kësaj liste në bazë të aplikimeve që secili prej kandidatëve ka shprehur. Lista me 26 emrat e parë është e zyrtarizuar nga kryesia. Do zyrtarizohet përfundimisht pasi të plotësohet nga dokumentacioni përkatës. Kjo listë kryesohet nga Silva Caka dhe disa nga figurat më kryesore të Partisë së Lirisë si Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi, Tedi Blushi. Kemi hedhur një firmë ku jemi angazhuar për të çrrënjosur regjimin dhe kthimin e këshillave bashkiakë në tribuna për qytetarët dhe grupet e interesit. Hapi i dytë është një ligj që do të garantojë ushtrimin e të drejtës së referendumit që i jep fund pengmarrjes së shtetit”, tha ai.

Sakaq, komentoi dhe takimin me ambasadoren e SHBA Juri Kim një ditë më parë, ku tha se biseda ishte konstruktive pasi dhe vetë Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që në vend të ketë një opozitë të fuqishme.

“Asnjë lloj presioni, përkundrazi kemi pasur një bisedë tepër konstruktive dhe Shtetet e Bashkuara janë të interesuara për një opozitë të fuqishme që në vend të funksionojë llogaridhënia. Po kështu e kam falënderuar ambasadoren për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë të rinjtë tanë dhe gratë e partisë së lirisë me institutin republikan edhe sa i takon zgjedhjeve vendore dhe Institutin Demokratik Amerikan”, deklaroi ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.