LAJMI I FUNDIT

I mbijetoi përplasjes fatale të trenave/ 19-vjeçarja habit me deklaratën: Më vjen turp që jam gjallë, shumë fëmijë kanë humbur jetën ndërsa unë jetoj

12:48 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas aksidentit tragjik nga përplasja e dy trenave në Greqi, një prej të mbijetuarve ka rrëfyer ngjarjen.




19-vjeçarja Vasiliki, studentja e Fizioterapisë pasi ka rimarrë veten nga ngjarja e rëndë ka reaguar duke thënë: “Më vjen turp që jam gjallë” dhe Më vjen keq që mbijetova”.

Vasiliki ndodhej në vagonin e dytë të trenit, ku ka treguar se ky i fundit ishte plot me të rinj dhe momenti i përplasjes ka qenë i frikshëm.

Ajo ka treguar se arriti të shpëtonte bashkë me partnerin e saj përmes një vrime në tokë që ishte krijuar pas përplasjes.

“Po ngjiteshim nga Teba në Selanik. Ishim në restorantin e trenit kur pati një shpërthim dhe një zhurmë. Po shikoja drejt Athinës. Një vagon tjetër ra mbi ne, dolëm nga një vrimë në tokë”, tha e reja teksa përshkruante ngjarjen.

“Çfarë mund të them për fëmijët që ishin brenda. Më vjen turp dhe kërkoj falje që mbijetova. Më vjen turp që jetoj në këtë vend, askush nuk del dhe askush nuk flet”, ka thënë ndër të tjera ajo.

“Fajin e kemi të gjithë, nga i pari tek i fundit dhe askush nuk del të thotë asgjë. Si do të kthehen këta njerëz, si do të shërohen këto familje?” Përfundoi në shpërthimin e saj 19-vjeçarja Vasiliki, e cila i mbijetoi përplasjes së trenit në Tempe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.