Kryesore

PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve/ Meta: Në 14 maj do të jemi të gjithë aty. Çmenduritë e Ramës i di çdo shqiptar

14:02 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PL, Ilir Meta në një deklaratë për mediat tha se askush nuk do të prekë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 14 majit, ku paralajmëroi se nëse kjo ndodh atëherë do mbahet përgjegjësi.




I pyetur nga gazetarët, lidhur me regjistrimin e PD në zgjedhje pasi ende nuk ka marrë konfirmimin nga KQZ, Meta tha se në ditën e votimit PL dhe opozita e vërtetë do jetë në kutitë e votimit.

Si e gjykoni faktin që PD rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve?

Meta: Çdo institucion që udhëhiqet nga Kushtetuta dhe ligji meriton vlerësimin më të mirë nga qytetarët e vendit. Nuk dua të hy në çështjet procedurale, pasi qëndrimi im mbetet respekti i vullnetit të anëtarëve të PD i cili është demonstruar në mënyrë transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme. Çmenduritë të regjimit të Ramës i di çdo qytetar i vendit por dhe opozitarët, pra mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin në Gjykatë. Në 14 maj PL dhe opozita e vërtetë do të jetë në kutitë e votimit. Askush nuk do prekë votën, ndryshe do mbajë përgjegjësi. Për shkak të krimit dhe korrupsionit, ne jemi të parët ku njerëzit ikin me vrap për të rrezikuar veten.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.