LAJMI I FUNDIT

‘Të gjithë jemi fajtorë, premtoj se drejtësia do ndëshkojë’/ Kryeministri grek pas tragjedisë së trenave: Familjarët e viktimave do të shpërblehen, qeveria jonë gaboi

13:09 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u kërkoi edhe një herë falje qytetarëve për përplasjen fatale të dy trenave në Larisë.




‘Na falni sërish, fajin e kemi të gjithë ne si qeveri, premtoj se do të ndryshojmë gjithçka”.

Kështu ka deklaruar Mitsotakis në mbledhje të qeverisë ku u mblodhën për të diskutuar në lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 57 persona.

Kryeministri grek premtoi një paketë të re financiare për të dëmshpërbluar dhe mbështetur familjet e viktimave dhe të lënduarit e tragjedisë. Mitsotakis madje theksoi se ai do të bëjë të pamundurën për të përfunduar projektin e telekomandës automatike, duke shtuar se synon të realizojë këtë deri në fund të verës.

Ai pranoi se mosrealizimi i projektit deri atë ditë, ka qenë  një ndër shkaqet kryesore të tragjedisë.

“Takimi ynë po mbahet nën hijen e tragjedisë së Tempes dhe dhimbjes së vazhdueshme kombëtare. Do të përsëris faljen publike në emër të të gjithë atyre që qeverisën, duke përfshirë dhe veten time. Unë në marr përgjegjësi personale, nuk duhet të fshihemi pas një sërë gabimesh njerëzore. Nëse do të kishte përfunduar projekti i telekomandimit, ky aksident praktikisht do të ishte i pamundur të ndodhte”,  tha ai.

Sakaq shtoi se të gjithë janë fajtorë mbi ngjarjen, por fokusi nuk duhet të mbetet aty.

“Gjëja e fundit që më intereson është të futem në një konfrontim steril se kush e ka fajin. Të gjithë jemi fajtorë dhe le ta pranojmë me guxim. Nga qeveritë dhe administratat që prej vitesh e konsideronin një projekt vendimtar “xhevahirin e Artës”, e deri te disa esnafe që penguan njëkohësisht çdo vlerësim të stafit të trenave tanë. Ndarja e përgjegjësive do të bëhet nga drejtësia, shpejt dhe në masën më të lartë të mundshme”, shtoi kryeministri .

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.