AKTUALITET

Turqia miraton anëtarësimin e Finlandës në NATO

17:34 - 17.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të premten se Ankaraja do të nënshkruajë anëtarësimin e Finlandës në NATO – duke hequr pengesën më të madhe që Finlanda t’i bashkohet aleancës, por duke e lënë ofertën e Suedisë të shuhet.




“Ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit në parlamentin tonë”, tha lideri turk në një konferencë shtypi në Stamboll së bashku me presidentin finlandez Sauli Niinistö.

Lëvizja e Erdoganit në mënyrë të pashmangshme do të nxisë shqetësimet për kohezionin e aleancës pasi Suedia – e cila fillimisht ishte ftuar të bashkohej me Finlandën – po lihet pas për momentin.

Ankaraja ka shprehur shqetësime për eksportet e armëve dhe mbështetjen e vendeve për grupet kurde, duke shkaktuar muaj negociatash me Finlandën dhe Suedinë.

Por pavarësisht ndryshimeve të politikave, Turqia ende ka grindje me Suedinë dhe vazhdon të bllokojë procesin e Stokholmit.

Të premten, Erdogan lavdëroi Helsinkin për marrjen e “hapave autentikë dhe konkretë” ndërsa kritikoi Suedinë për mosdorëzimin e njerëzve të kërkuar nga Turqia.

“Me anëtarësimin e Finlandës, NATO do të bëhet më e fortë”, tha presidenti turk, duke shtuar se bisedimet me Stokholmin do të vazhdojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.