LAJMI I FUNDIT

Bajerni në “panik” para Dortmundit, kombëtarja gjermane dëmton yllin e skuadrës së Nagelsmanit

11:56 - 21.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Xhamal Musiala nuk do të jetë i disponueshëm në dy testet e “pancerave”, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, si rezultat i dëmtimit në kofshën e këmbës së djathtë. Njoftimi është bërë i ditur nga trajneri i Gjermanisë, Hanasi Flik, i cili ka sinjalizuar largimin e 20-vjeçarit nga kampi stërvitor ku ata po përgatiten në Frankfurt.




FLIK- “Të gjithë shpresonim ta shikonim Musialën të gatshëm për të dhënë kontributin me ngjyrat e përfaqësueses, ndonëse lëndimi i pengoi. I uroj Xhamalit shërim sa më të shpejtë dhe të jetë në dispozicion për klubin ku aktivizohet, pasi rëndësia e tij në fushë ka rol kyç”, përfundoi deklaratën tekniku i kampionëve të 4-fishë në spektrin e Botërorëve.

HIPOTEZA- Problemi në fjalë ka hedhur aludimet e para se ai me shumë gjasa do ta shikojë “Klasiken” e Gjermanisë BajernDormtund nga tribuna nga të dhënat e skanimit “MRI”.

Ende nuk ka njoftim zyrtar mbi shkallën e dëmtimit, megjithatë “Sport 1” ka pohuar se rikthimi i Xhamalit në fushën e blertë do të jetë i mundshëm vetëm në takimin ndaj Mançester Sitit, i planifikuar më 11 prill në transfertë, e vlefshme në kuadrin e Championsit, faza çerekfinale. Futbollisti me numër “42” te Bajerni ka formuar një dyshe të pazëvendësueshme në Mynih me ÇupoMoting.

Në 35 prezenca me ngjyrat e rekordmenëve, 20-vjeçari ka finalizuar 15 gola dhe ka kontribuuar me 12 asiste. Statistika interesante nëse marrim në konsideratë moshën dhe pozitën si mesfushor i avancuar.

Vlen të theksohet se Musiala ka rezultuar ogur pozitiv në sfidat ndaj verdhe injve, e përkthyer me 4 fitore dhe 1 barazim kur ai ka luajtur ndaj rivalëve më të mëdhenj brenda Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.