Edhe pse duhen edhe 3 javë nga sfida e parë mes tyre, tek të dy ekipet ka ankth, pasi 2 yjet e skuadrave janë dëmtuar. Të penalizuar më shumë janë kombëtaret përkatëse.




Kështu, Erling Haaland me Norvegjinë dhe Jamail Musiala me Gjermaninë janë mungesat e mëdha të ndeshjeve të marsit. Haaland iu desh të humbiste 4 ndeshjet e fundit kualifikuese për Katar 2022, të cilat në fund rezultuan fatale për skandinavët. Norvegjia nis këto kualifikuese në transfertë ndaj Spanjës dhe mungesa e Haaland peshon shumë.

Edhe në Gjermani ka keqardhje për Musialën, i cili është dëmtuar pikërisht atëherë kur Bayern ka më shumë se nevojë se kurrë, teksa ka lëshuar edhe kreun. Fantazisti nuk do të jetë i disponueshëm në dy testet e “pancerave”, konkretisht ndaj Perusë dhe Belgjikës, ku e dyta ka shumë rëndësi pasi luhet për kualifikuese.