


Një person është vënë nën hetim nga policia rrugore e Tiranës pasi me qëllim për të dalë nga trafiku i shkaktuar nga një aksident në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Shoferi u gjobit me 30 mijë lekë të reja si dhe heqjen e patentës për një vit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.
Shfaq Komentet (0)