LAJMI I FUNDIT

“Panik” te Interi! Onana në orbitën e anglezeve, ja emri që mendojnë zikaltërit për ta zëvendësuar

09:48 - 24.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Andre Onana është tashmë portieri i parë i Interit në të gjitha kompeticionet. Kamerunasi ka bërë mirë deri më tani dhe ka tërhequr edhe vëmendjen e klubeve të mëdha europiane e konkretisht atyre angleze.




25-vjeçari po monitorohet nga Çelsi, i cili është në kërkim të një pasardhësi për Mendinë ashtu si Mançester Juanjtidi që, edhe pse dëshiron të vazhdojë me De Gean, nuk e ka zgjidhur ende çështjen e rinovimit me klubin.

Nga ana tjetër, edhe Totenhemi po shqyrton mundësitë që ka për të zëvendësuar 37-vjeçarin Hugo Loris dhe Onana është një opsion i volitshëm për ta.

loris

Edhe pse për momentin nuk mendohet që portieri të lërë Milanon, tek Interi nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe po mbajnë nën vëzhgim Gulielmo Vikarion.

26-vjeçari i Empolit sot ka një vlerë kartoni, e cila shkon deri në 20 milionë euro e vlerësohet shumë nga Marota e Auzilio.

vikario

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.