LAJMI I FUNDIT

Zbulohet vëllai i “panjohur” i Gerard Pique dhe marrëdhënia e tyre

15:14 - 24.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gerard Pique është një nga sportistët më të famshëm, madje pasi ai dhe Shakira vendosën të ndaheshin, popullariteti i tij u rrit shumë. Pique ka vazhduar me Clara Kian dhe thashethemet thonë se ata duan të organizojnë dasmën e tyre.




Megjithatë, Gerard ka një vëlla më të vogël, Marc Pique, i cili së fundmi u martua. Marc Pique nuk dëshiron të tërheqë vëmendje dhe për këtë arsye nuk bën shpesh dalje të përbashkëta publike me vëllain e tij.

Vëllai i tij ka rreth 200 mijë ndjekës në Intagram, ndërsa marrëdhënia e tij me futbollin është e mirë, ndonëse nuk ka ndjekur të njëjtën rrugë si ish-asi i Barcelonës.

Marc Pique u martua në të njëjtën kohë kur Gerard dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre dhe ai punon me ish-futbollistin teksa studion për Administrim Biznesi.

Marc ka lindur në vitin 1991 dhe Gerard Pique ka një dobësi të madhe për të. Në fakt, në një intervistë ai kishte thënë: “Duhet të jetë e vështirë të jesh vëllai im më i vogël, por Marku është një arrë e fortë për t’u goditur”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.