Kryesore

Ujërat e zeza shkarkohen tek pallati pranë Prefekturës e Bashkisë së Lezhës, banorët ngrihen në protestë: Jemi ankuar, institucionet përgjegjëse s’kanë marrë asnjë masë

14:18 - 25.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamjet që shihni në video tregojnë situatën në ambientet e pasme të pallatit nr. 10, në rrugën “Frang Bardhi” në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës.




Ujerat e zeza të banesave private shkarkohen pranë këtij pallati, ngjitur me prefekturën dhe Bashkinë e Lezhës.

 Situata, e cila vijon prej muajsh ngriti në proteste banoret që thonë se bashkëjetesa me ujërat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.

Edhe pse janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.

“Nuk e di kush mundet të mbajë përgjegjësi në këtë vend që ë vendosë dorë, kjo problematikë është bërë zyrtarisht e njohur, por nuk ka marrë zgjidhje”, thanë banorët.

Me rritjen e temperaturave prezenca e ujerave të zeza përreth këtij pallati bëhet edhe më shqetësuese për shkak se rrezikohet përhapja e ndonjë epidemie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.