Kronikë

Aksidenti me vdekje në Kurbin, identifikohet viktima dhe i plagosuri

08:53 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mëngjes në aksin Laç-Mamurras, ku automjeti tip “Volkswagen” me targë AA642IK ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën.




Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.M., ndërsa pasagjeri, E.D., ndodhet në spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 05:50, në aksin e vjetër rrugor Laç-Mamurras, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volksëagen” me targë AA642IK.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumes Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.