LAJMI I FUNDIT

Kthimi i v*irgjërisë me operacion/ Gjinekologu i prerë: Nuk është siç e ka bërë Zoti, ka rrezik sepse…

13:40 - 28.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Himenoplastika ose ‘rikthimi’ në mënyrë artificiale i virgjërisë është një metodë e zgjedhur shpesh nga gratë e vajzat për arsye të ndryshme të lidhura me kulturën dhe edukimin




Gjinekologu Shkëlqim Balili nuk e përkrah këtë operacion, i cili mund të kryhet edhe disa herë për shkak të komplikacioneve dhe efekteve anësore.

Balili tha se operacioni nuk mund të kryhet më shumë se një herë pasi është tepër i rrezikshëm për gratë dhe vazjart.

Shkëlqim Balili: Është pak e vështirë për ta bërë dy herë dhe për ta bërë tre herë sepse çdo ndërhyrje operative krijon një ind lidhor që duhet ndërhyrë tamam për t’u bërë intakte, për t’u lidhur. Ajo membrana që kërkojmë për ta bërë ne të plotë së pari duhet të përpunohet shumë mirë, duhet të krijohet fiziologjia e saj se nuk mund ta mbyllësh totalisht dhe përreth vulvës, të gjitha ndërhyrjet që bëhen disa herë krijojnë një pamundësi për mbyllje të menjëhershme.

Unë di këtë gjë që në praktikën e përditshme ne e kemi quajtur si një operacion që nuk mund të kalojë 100% pa efekte anësore.

Të tipit doktor, çfarë rreziqesh ka se ju thatë që është e rrezikshme?

Shkëlqim Balili: Ato janë të rrezikshme sepse ato mund të japin problemet inflamatore të parat, janë të rrezikshme sepse mund të japin një ndjenjë dhimbjeje, një ndjenjë pakënaqësie, parehatie sepse në fund të fundit duhet kuptuar një gjë, nuk është normale dhe nuk është biologjike siç e ka bërë Zoti. Ajo është një riparim, i cili vetë fjala riparim shkon që s’mund ta bësh disa herë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.