AKTUALITET

Borrell: Kina nuk ndërmjetëson dot bisedimet Ukrainë-Rusi

19:12 - 31.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kina nuk është në gjendje të ndërmjetësojë midis Ukrainës dhe Rusisë, sepse “nuk bën dot dallim midis agresorit dhe viktimës”, tha kryediplomati i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.




Komentet e tij pasojnë thirrjet e bëra nga kryeministri spanjoll sot për presidentin Xi Jinping që të pranojë ftesën e Volodymyr Zelenksyy në Kiev dhe të angazhohet në bisedime mbi planin e paqes të liderit ukrainas.

Borrell i tha një paneli në Madrid se plani i Zelenskyy ishte i vetmi në tryezë dhe që sipas tij do të bëjë që Ukraina të rikthehet në kufijtë e saj të para vitit 2014, përpara se Rusia të aneksonte Krimenë.

Pekini paraqiti planin e tij të paqes muajin e kaluar dhe bëri thirrje për një armëpushim, por SHBA e sheh çdo armëpushim si një mundësi për Rusinë që të rigrupojë trupat e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.