AKTUALITET

Papa Françesku reagoi në Twitter dhe hëngri pica me ata që e trajtonin

18:09 - 31.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku përdori teknologji të reja për të komunikuar me besimtarët nga spitali, nëpërmjet internetit.




Nga klinika universitare Agostino Gemelli, ku Françesku po trajtohet, ai shkroi në Twitter se “provat e jetës ndihmojnë për të pastruar zemrën”. Papa u shtrua në spital të mërkurën – për shkak të bronkitit që i shkaktoi gulçim – dhe pritet të dalë nesër.

Nga Vatikani në të njëjtën kohë u bë e ditur se “mbrëmë Papa ka darkuar dhe ka ngrënë pica me të gjithë ata që e mjekojnë: mjekë, infermierë, personel sigurie dhe asistentë”.

Françesku nesër pritet të kthehet në rezidencën e tij, në manastirin e Shën Martës brenda Vatikanit dhe të dielën të jetë i pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit për Liturgjinë Hyjnore të së Dielës së Palmave të Katolikëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.