AKTUALITET

Tentuan të kalonin kufirin kanadez me varkë, humbin jetën tragjikisht gjashtë refugjatë

19:42 - 31.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet kanadeze kanë gjetur gjashtë trupa pranë kufirit SHBA-Kanada. Mësohet se viktimat ishin refugjatë.




Mediat amerikanë shkruajnë se ditën e martë, policia ka gjetur trupat e dy familjeve rumune dhe indiane në lumin St Lawrence. Pak orë më vone ata gjetën në një moçal një varkë të përmbysur, teksa dyshohet se është zhdukur një foshnjë.

“Gjashtë individët besohet se janë nga dy familje, njëra me origjinë rumune dhe tjetra që besohet të jetë indiane. Policia beson se një foshnjë nga familja rumune nuk është gjetur dhe ne do të vazhdojmë kërkimin. Të gjithë besohet se kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në SHBA nga Kanadaja,” tha në një konferencë shtypi Lee-Ann O’Brien, zëvendës shefi i Shërbimit Policor.

Kohët e fundit janë gjetur të tjerë trupa, ku dyshohet se kanë tentuar të kalonin nga Kanadaja për në SHBA.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.