Kryesore

Kryebashkiaku i Shkodrës kujton masakrën e 2 prillit, mesazh shqiptarëve: Bashkohuni për t’i dhënë fund regjimit të Ramës, opozita nuk trembet nga krimi i Rilindjes

11:54 - 02.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia nga ceremonia përkujtimorëve të 4 martirëve, të cilët humbën jetën në demonstratën e 2 prillit të 1991 tha se qeveria me në krye Edi Ramën kanë instaluar në vend një pushtet të errët të krimit.




Spahia tha se zgjedhjet e 14 majit do të dëshmojë se qytetarët nuk do lejojnë që institucionet e tyre të përfundojnë në duart e krimit dhe se do pengohet tentativa e Rilindjes për të shuar opozitën apo dhe për ta nxjerrë jashtë sistemit zgjedhor.

Sakaq shtoi se 2 prilli duhet të jetë një mesazh i fortë për bashkim mes shqiptarëve që të vendosin në vend amanetin e martirëve të demokracisë.

“Sot gjendemi përballë një tjetër regjimi, nga bijtë e bllokut që kanë marrë peng të ardhmen e vendit, të cilët po punojnë me çdo mjet për të minosur demokracinë. Tentativa e tyre për të shuar opozitën dhe aplikimi i skemave për ta nxjerrë jashtë sistemit zgjedhor janë dëshmi e pastër e asaj që përfaqësojnë, urrejtjes patologjike që kanë për votën e lirë. Edi Rama dhe pushteti i errët i krimit që ka instaluar në Shqipëri, e dijnë fare mirë se populli opozitar nuk i trembet përballjes për të mbrojtur demokracinë dhe vlerat që ajo përfaqëson. E ka bërë gjatë viteve të regjimit, e ka bërë gjatë viteve 90 dhe është i gatshëm ta mbrojë edhe sot më shumë se kurrë. 14 Maji do të jetë një prej atyre momenteve që do ta dëshmojë më së miri këtë gjë, pasi qytetarët e Shkodrës dhe Shqipërisë nuk do të lejojnë që institucionet e tyre të përfundojnë në duart e krimit dhe babëzisë së errët të pushtetit të rilindjes. Shpirti i lirë dhe vizioni pro perëndimor i bashkëqytetarëve të Shkodrës dhe mbarë popullit shqiptar, ka për të vendosur përmes votës së lirë, që pushteti nga një grusht oligarkësh të kthehet tek qytetari, ai që sot po e vuan më shumë se askush arrogancën e pushtetit. Le të na shërbejë 2 prilli, si një mesazh i fortë bashkimi e vendosmërie për të çuar në vend amanetin që na lanë përmes aktit të tyre sublim, martirët e demokracisë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre”, tha Spahia.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.