AKTUALITET

“Merituam pikë me Poloninë”, Ramadani në “Panorama TV”: Nuk do të transferohesha kurrë te Tirana, dua ta mbyll karrierën tek Partizani

18:38 - 03.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani ishte i ftuar në emisionin sportiv “Panorama Sport”, në “Panorama TV”. Ai foli për ndeshjen me Poloninë, për një rikthim tek Partizani dhe dëshiron që të kuqtë të shpallen kampionë.




Ai u shpreh ndër të tjera se nuk do të donte të transferoheshe kurrë te Tirana, ndersa theksoi se karrieren “dua ta mbyll tek Partizani”.

“Ekipi është në një moment shumë të mirë në Skoci, po punoj edhe më shumë që ta ruaj gjithmonë vendin e titullarit tek Aberdini. Këtu në Skoci është nivel më i lartë. Jam ndjerë shumë mirë tek Partizani dhe më pas këtu ku jam.

Nga fundi i karrierës do kthehem tek Partizani, dua ta mbyll atje. E takova Demin, ka qenë si prindi për mua. Më tha që ndjehet krenar që po luaj në Kombëtare. Bëmë një ndeshje të mirë me Poloninë, e merituam të merrnim 1 pikë, na mungoi vetëm goli. Ne lojtarët luajmë 2-3 pozicione. Unë kam luajtur pothuajse njësoj si me Rejën dhe Silvinjon. U paraqitëm mirë, duhet të jemi më të vemendshëm dhe të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Ishte ndjesi e veçantë, por nuk isha i lumtur për rezultatin.

Futbolli nuk është i lehtë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë pikët. Partizani po luan shumë mirë, dhe shpresoj të shpallen kampionë. Matondo është shumë i mirë, ka cilësi shumë të mira. Hadroj është i mirë edhe Buxhelaj, sigurisht edhe Alban Hoxha. Çdokush ka momente të vështira, edhe trajneri Kolela është shumë mirë tani dhe Partizani ndodhet në vendin e parë. Nuk do të pranojë kurrë ofertën e Tiranës, nuk mund tja bëj kurrë këtë Partizanit”, u shpreh ai për “Panorama TV”.

Panorama Sport 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.