LAJMI I FUNDIT

United gjen mbrojtës në Bundesligë, Bayern Munchen kthen mbrapsht Joao Cancelon?

21:47 - 03.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Manchester United ka shprehur interesim për të nënshkruar me Jeremie Frimpong nga Bayer Leverkusen, Djajtë e Kuq janë në kërkim për një mbrojtës të ri pasi trajneri Erik ten Hag dëshiron të rindërtojë ekipin nga e para.




22-vjeçari ka luajtur 26 ndeshje këtë sezon, edhe pse nuk është një sulmues ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 6 asiste.=

Bayer Leverkusen mund t’i japë atij dritën jeshile për ta lënë të lirë në verë pasi “aspirinat” tashmë kanë afruar zëvendësuesin e tij. Skuadra e Bundesligës përfundoi nënshkrimin e mbrojtësit brazilian Arthur nga Amerika Mineiro të hënën.

Bayern Munchen me shumë mundësi nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të Joao Cancelo nga Manchester City. Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, bavarezët nuk duken të gatshëm të shpenzojnë 61 milionë paund për anësorin.

Portugezi u afrua te klubi i Bundesligës në janar në formë huazimi dhe deri më tani ka luajtur vetëm katër ndeshje si titullar.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, bordi i Bayernit do të takohet me menaxherin e ri Thomas Tuchel muajin e ardhshëm për të diskutuar të ardhmen e Cancelo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.