AKTUALITET

Akciza e birrës/ Anëtari i kryesisë së PD për “Panorama TV”: Qeveria po i hap rrugë importit! Ka interesa për të kapur tregun

18:33 - 04.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për anëtarin e kryesisë së PD, Eno Bozdo unifikimi i akcizës së birrës bëhet për të nxjerrë prodhimin vendas jashtë tregut, duke favorizuar importin.




Në një intervistë për Panorama TV, Bozdo u shpreh se ka interesa për të kapur tregun.

“Çfarë po bën qeveria shqiptare? Po nxjerr prodhimin e birrës vendase jashtë tregut duke i hapur rruga importit”, deklaroi Bozdo.

I pyetur nëse mendon se ka qenë e qëllimshme unifikimi i akcizës, Bozdo u përgjigj: “Nëse eliminoni arsyet e tjera. Arsye tjetër mund të ishte që kryeministri nuk merr vesh, por unë nuk besoj. Ai mund të mos marrë vesh, por kishte kohë për të reflektuar. Të themi që kryeministri është një person që punon kundër interesit kombëtar, kjo mund të duket e tepërt, por hiqni të gjitha arsyet, në fund të ditës këtu ka interesa për të kapur tregun. Është një lobim është edhe kapja e shtetit, që edhe ai prodhim vendas të hiqet për ti hapur rrugë importit”.

Panorama online


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.