LAJMI I FUNDIT

FLASH MERKATO/ Juve provon për mbrojtësin e Interit, Atletico mund të heqë dorë nga mesfushori, Smalling qëndron te Roma?

17:43 - 04.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rodrigo de Paul është një nga protagonistët kryesorë të Botërorit të Katarit të fituar nga Argjentina. Mesfushori i Atletico Madridit është duke kaluar një sezon me ulje-ngritje nga pikëpamja e performancës, dhe ideja e një shitje të mundshme nga Simeone nuk është më utopi.




Sipas Fichajes, skuadra e fundit që ka hyrë në garë për argjentinasin është Liverpool. The Reds janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për lojtarin, në mënyrë që Los Colchoneros të rikuperojnë disi nga shuma e shpenzuar për ta blerë atë nga Udinese.

Chris Smalling mund të nënshkruajë me skuadrën që dëshiron. Kontrata e tij që skadon në qershor e lejon këtë gje dhe te Roma janë të vetdijshëm. Megjithatë, për momentin prioritet i mbrojtësit anglez është qëndrimi në kryeqytet. Oferta ka qenë e qartë prej disa kohësh, 3.5 milionë në vit me një opsion rinovimi automatik me shifra pak më të ulëta, por të plotësuara me bonuse. Lojtarit iu deshën edhe dy javë të tjera kohë për të vendosur, ndërsa me interes të madh pritet të shihet çfarë do të ndodhë.

Juventus do të provojë për Bastonin. Edhe pse mundësitë e kalimit të mbrojtësit të Interit në Torino janë të vogla, te “Zonja e Vjetër” do të marrin mundimin të tentojnë të bindin futbollistin. Kontrata aktuale e Bastonit skadon në vitin 2024 dhe stili i lojës së tij përshtatet shumë me atë që kërkon Inzaghi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.