AKTUALITET

Alibeaj akuza Ramës: Ka bashkëpunuar me Metën e Berishën për të asgjësuar PD-në

15:38 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i komanduar i PD ka zhvilluar një takim me demokratët, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për Tiranën, Roland Bejko. Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Alibeaj tha se PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.




Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon.

Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën. Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.