AKTUALITET

Sondazhi/ 56% e të pyeturve mendojnë se në Elbasan jetohet keq ose shumë keq

21:29 - 17.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Top Channel në bashkëpunim me “Angi Richerce” prezantojnë sonte në “Top Story” sondazhin e parë parazgjedhor për qytetin e Elbasanit.




Të pyetur mbi përvojën e tyre mbi jetesën në Shqipëri, pjesa më e madhe e qytetarëve të Elbasanit duket se janë të pakënaqur me kushtet që i ofron Shqipëria për të jetuar.

47.1% e qytetarëve të Elbasanit mendojnë se në Shqipëri jetohet keq ndërsa 40.1% e tyre mendojnë se jetohet mirë. 9.1% e qytetarëve në Elbasan janë të mendimit se në vendin tonë jetohet shumë keq ndërsa, të kundërtën e kësaj, pra që jetohet shumë mirë, e mendojnë vetëm 3.7%.

Kushi: Këto rezultate janë edhe si pasojë e shumë tronditjeve të njëpasnjëshme që ka pësuar Shqipëria. Ekonomia e qytetit të Elbasanit ka qenë e fokusuar tek metalurgjia e rëndë dhe kjo ka lënë gjurmë në papunësinë.

Kampioni aktiv i qartë është 819 intervista. Janë përdorur mënyra të ndryshme pyetjesh përmes telefonatave dhe webit ndërsa marzhi i gabimit është 2.2%. Intervistat janë kryer deri ditën e djeshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.