LAJMI I FUNDIT

Fitorja ndaj Lazios, Inzaghi në ekstazë: Inter i mrekullueshëm, ndeshje e jashtëzakonshme

16:21 - 30.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Interi ia doli të merrte një fitore të madhe me shifrat 3-1 ndaj Lazios, duke u ngjitur direkt në vendin e katërt. Asgjë nuk ishte e lehtë për zikaltërit, të cilët për të triumfuar u desh të derdhnin shumë djersë, pasi u nevojit përmbysja. Pas sfidës, trajneri i skuadrës nga Milano, Inzaghi komplimentoi djemtë.




“Djemtë luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme, ne punuam shumë këto dy ditë, e dinim që luanim ndaj një skuadre të fortë. Në fund të pjesës së parë isha mjaft i qetë pavarësisht rezultatit, Interi ishte i mrekullueshëm, e merituam plotësisht fitoren kundër një ekipi shumë të fortë” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.