LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ “Ndalohen çakmakët” por tifozi nxjerr motosharrën dhe shkatërron tribunën në pushimin e ndeshjes

13:29 - 30.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çudirat nga tribunat nuk kanë fund, por në Tunizi është e tepërt kjo që ka ndodhur në Ligën e Kampioneve për Afrikën. Në një ndeshje kur në stadium nuk lejohen çakmakët, policisë i ka shpëtuar një… motosharrë.




Një incident i papreçedent ka ndodhur në ndeshjen Esperance Tunis-Kabilie. Tifozeria vendase ishte duke shijuar ndeshjen në pjesën e parë dhe gjithçka ishte në qetësi, deri në momentin kur disa tifozë nisën të shkaktonin trazira në stadium.

Njëri prej tyre, ka nxjerrë edhe një motosharrë dhe ka nisur të shkatërrojë rrethimin e stadiumit. Sakaq, një nga pjesët e tribunës është përfshirë edhe nga flakët. Ndërkohë, skuadra e tyre arriti të kualifikohet në gjysmëfinale, falë barazimit 1-1 pasi kishte fituar 0-1 ndeshjen e parë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.