AKTUALITET

Terror për 23-vjeçaren: Isha e rrethuar nga tre burra, mendova se do të më përdhunonin

16:16 - 01.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një vajzë 23-vjeçare në Selanik ka raportuar për momente terrori në orët e para të së hënës, kur është rrethuar nga tre meshkuj të huaj dhe njëri prej tyre e kapi nga fytyra duke i thënë “sa e bukur je”.




Siç ka raportuar vajza e re në polici, gjithçka ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnate të së dielës, teksa ajo ishte duke ecur në mbikalimin pranë kthesës Eptalofou, në perëndim të Selanikut, me qëllim që të kthehej në shtëpi pas një nate jashtë. Më pas, tre burrat i janë afruar dhe e kanë rrethuar, e kanë fiksuar në hekura dhe njëri e kapi për faqe dhe e shtrëngoi, ndërsa me greqisht të thyer i tha “sa e bukur je”.

23-vjeçarja, pavarësisht tronditjes që ka pësuar, ka arritur të vrapojë drejt një burri, i cili në atë kohë kishte nxjerrë në shëtitje qenin e tij dhe të kërkonte ndihmë, ndërsa tre të huajt u larguan me vrap. Sapo u kthye në shtëpi ajo njoftoi prindërit e saj dhe ata e denoncuan ngjarjen në polici. E reja e ka bërë të ditur ngjarjen me postimin e saj në rrjetet sociale, duke shkruar karakteristike në postimin e saj se po jeton për një mrekulli.

Duke folur për protothema.gr, 23-vjeçarja Maria Germanzidou thekson se mbrëmjen e së dielës ka qenë në festën e ditëlindjes së një shoqeje dhe po kthehej në shtëpi me autobus, ndërsa ka zbritur në një stacion aty pranë dhe ka vazhduar në këmbë.

“Po ecja në mbikalim dhe pashë tre burrat me lëkurë të errët që po më afroheshin. Unë bëra hapa shumë të ngadaltë dhe po thosha me vete: “Mari ik, do të vdesësh”. Ata shpejtuan dhe befas m’u ndalën këmbët, “ngriva”. Mendova se do të më përdhunonin dhe do të më hidhnin nga ura. Më rrethuan dhe i pari më kapi faqen e majtë dhe më tha me greqisht të thyer “sa e bukur je”. Arrita të vrapoj mes të dyve, të arratisem dhe të arrij një burrë që, për fatin tim, në atë moment po ecte me qenin e tij. Burri u përpoq t’i ndiqte dhe gjithçka që i thashë ishte se doja të shkoja në shtëpi dhe ai më ktheu larg”, thotë ai.

Siç tregon 23-vjeçarja, fillimisht ka shkuar me të atin në repartin ku ndodhet Shërbimi i Qarkullimit të Selanikut, pasi është afër, ndërsa më pas ka denoncuar ngjarjen në Departamentin e Sigurisë së Kullës së Bardhë. Ajo që kujton më shumë është se të tre ishin të shkurtër dhe ndoshta nga Bangladeshi.

Gazeta Shqiptare 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.