BLUETOOTH

I tha ‘po’ propozimit për martesë dhe ceremonisë në Big Brother Vip, Kiara Tito ndan fotot e dasmës me Luiz Ejllin: Po jetoj një përrallë

14:01 - 07.05.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli kurorëzuar mbrëmjen e djeshme lidhjen e tyre, të cilën e krijuan brenda Big Brother Vip 2 përmes një ceremonie live.




Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetëra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.

Surprizë për dhjetëra fansa ishte dhe vendimi i Kiarës, e cila pasi pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe tha se do të mbajë mbiemrin e tij Ejlli.

Sakaq vetëm disa orë pas festës live, Kiara ka ndarë në ‘Instagram’ fotot nga ceremonia e martesës, e cila shihet krah Luizit e buzëqeshur.

“Po jetoj një përrallë dhe kjo është për shkakun tënd. Një natë e mbushur me emocione që bënë edhe një herë zemrën time të rrahë shumë fort”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.