![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
U shpall fitues të shtunë duke triumfuar me lojën dhe strategjitë e tij. Luiz Ejlli u përkrah nga shumë njerëz dhe fito vëmendjen dhe dashurinë e një publiku të gjerë që i duan artin e tij por edhe sensin e humorit që e karakterizon si personazh.
Rrugëtimi i “Big Brother Vip Albania2” e riktheu më fuqishëm se kurrë këngëtarin që kishte afërsisht 10 vite që nuk vinte afër publikut shqiptar me talentin tij.
Njerëz me përditshmëri të zakonshme por edhe njerëz mjaftë të njohur mund të themi që u bënë “fansa” të tij dhe të gjithë aventurës që ai mori aty brenda.
E ndër to është edhe këngëtarja e mirënjohur Remzie Osmani.
Mbrëmjen e djeshme gjatë festës ku Luizi ishte i shumëkërkuar nga publiku, një takim i veçantë i tij dhe këngëtares është pëlqyer shumë nga publiku ku madje shumë komentues shprehen dëshirën për një bashkëpunim mes dyshes.
Remzie Osmani ndau edhe një foto në rrjetin e saj social “Instagram” ku shkruan “Luizi i padiskutueshëm. Kiara engjëll e bekuar”.
View this post on Instagram