![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
I ftuar në emisionin “ftesë në 5” Krist Aliaj ka folur lidhur me marrëdhënien e tij me Keisi Medinin për të cilën është shprehur se e ka mbyllur dhe nuk i pëlqen të përflitet dhe të dramatizohet, duke theksuar se mes tyre nuk do të ketë asnjë rikthim pavarësisht se Keisi ka deklaruar se nëse ai i shkruante do të ishte ajo që do të hapte një mundësi të re për ta rifilluar njohjen e tyre siç e cilësoi Kristi.
Çfarë emri do ti vësh ti marrëdhënies me Keisin?
Ishte njohje kuptuam që jemi dy njerëz që kishim nevojë për momente te mira.
Ishte nevojë e jotja?
Dashuria është gjithmonë nevoje
Tek Keisi pash se mund të më jepte ndjenje aty filluam dhe po u krijua një njohje e bukur nuk kam bërë kurrë deklarata të mëdha.
Si ka mundësi që nuk i shkove nga mbas?
Unë u tregova xhentëlmen e di aty u vështirësua dhe unë e kuptova që nuk bëjmë ajo erdhi tek krevati dhe bëmë një bisedë mjaftë të bukur dhe ajo më ka pëlqyer që nuk e dramatizuam nuk i dhamë banorëve mundësi të na godasin. Nuk i shkova nga pas sepse nuk doja të dilja tani unë si çun i mirë. Ishte njohje dhe ajo nuk funksiononte kaq.
Por Keisi pas daljes së saj tha se nëse ti kur të dilje do ta merrje në telefon lidhja mund të vazhdonte
Ka pasur një telefonatë, like apo ndonjë gjë?
Jo për mua kur mbyllet diçka mbyllet kaq nuk i dua dramat.
Po kur jeni hasur si keni reaguar?
Normal si njerëz jemi përshëndetur kaq.