BLUETOOTH

Reagimi i parë pas finales Efi Dhedhes: Ky Big Brother i përket Luizit dhe…

08:36 - 11.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ishte shumë aktive në rrjetet sociale pas daljes nga Big Brother por Efi Dhedhes ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të eksperiencësës së saj në edicionin e dytë të”BBV”




Përmes një postimi në Instagram ajo shkruan se ka qenë një periudhë jo e lehtë, por mbështetja dhe dashuria e fansave e shtynë që të qëndronte deri në fund në shtëpi.

Efi gjithashtu  ka dhënë një mesazh edhe për secilin finalist. Ajo shkruan se ky Big Brother i përket Luizit dhe Kiarës, të cilët kanë dhuruar emocione pafund, dhe u uron jetë sa më të lumtur bashkë! Për Kristin thotë se është e bindur se do të shohim shumë gjera të bukura në të ardhmen! Dhe për Dean shkruan se është  një shembull për shumë vajza, duke e falenderuar për çiltërsinë dhe shoqerinë që i ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.

Postimi i plotë :

“Krenare dhe e lumtur!

Ju kam lodhur me postimet e mia, por jam shumë e emocionuar teksa reflektoj për rrugëtimin tim në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Vendi i tretë është një arritje e madhe për mua, dhe nuk do ta kisha bërë pa mbështetjen te të gjithëve ju. Gjatë gjithë qendrimit në shtëpi, unë u përpoqa t’i qendoja besnike vlerave të mia, edhe në momentet më të vështira.

Nuk ishte një udhëtim i lehtë, por mbështetja dhe dashuria juaj më shtynë që të qendroja deri në fund në shtëpi. Ndërsa kam qenë duke lexuar sot mesazhet, komentet dhe DM tuaja, ndihem sikur kisha një familje të dytë që më mbështeste nga jashtë.

Më shumë se çdo gjë doja t’i bëja njerëzit e mi të dashur krenarë dhe jam shumë e lumtur që mund të them se ia dola. Prindërit e mi më rritën të jem një vajzë e fortë, e sigurtë dhe besnike, dhe jam shumë mirënjohëse që i kam ngjarë atyre.

Big Brother VIP 2 i përket @itsluizejlli dhe @kiaratito Kanë dhuruar emocione pafund, dhe i uroj jetë sa më të lumtur bashkë! @kristdragot jam e bindur qe do të shohim shumë gjera të bukura nga ty në të ardhmen! @deamichellee je një shembull për shumë vajza! Faleminderit për çiltërsinë dhe shoqërinë që më ke dhënë gjatë disa momenteve të vështira në shtëpi.

Së fundi, dua të falënderoj ekipin dhe produksionin e “Big Brother” që më dhanë këtë mundësi për herë të dytë. Kjo përvojë ka ndryshuar jetën time dhe unë jam mirënjohëse për çdo moment. @sarahoxhaaa @lorihoxha @arbanao @eduartgrishaj

Faleminderit @xhoibare per perkushtimin

Faleminderit, faleminderit, faleminderit! Ju dua të gjithëve.”- shkruan ajo në postimin e saj

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.