LIFE STYLE

Përdorni 5 shqisat tuaja për të gjetur më shumë paqe në shtëpi

20:07 - 18.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kundër mbingarkesës së ekraneve dhe stresit duke rizbuluar mënyrat bazë për të shijuar jetën




Me ekranet që ju marrin shumë kohë (si në punë ashtu edhe në lojëra), është e lehtë të shkëputemi nga kënaqësitë e thjeshta të jetesës. Rivendosni mendjen tuaj këtë sezon duke prekur pesë shqisat tuaja dhe kthejeni vendin ku jetoni në një strehë më të qetë.

  1. Prekni

Ndjesia e prekjes është një antidot i mrekullueshëm për një jetë moderne të mbushur shpesh me ekrane dhe informacione vizuale. Kur ndiejmë diçka të mrekullueshme, nëse është ndjesia e zhytjes në një banjë të nxehtë në një natë të ftohtë ose ecjes në dyshemenë prej druri të lëmuara të dhomës së ndenjes me këmbë të zbathura, kjo na bën të arsyetojmë në momentin aktual.

Mënyrat për të përjetuar ndjenjën e prekjes në shtëpi:

  • Përkëdhelni qenin ose macen tuaj, duke vënë re butësinë e gëzofit të saj.
  • Zhyt gishtat e këmbëve të zhveshura në një qilim me fije të thella.
  • Mbështilluni në një batanije të butë.
  • Vini re se si ndihen të freskëta çarçafët kur shkoni në shtrat.
  • Zhytuni në një banjë të nxehtë.
  • Vini re strukturën e një kolltuku lëkure ose dysheme druri të lëmuar.
  1. Shihni

Ne jemi të bombarduar nga pamjet vizuale gjatë gjithë ditës (dhe pjesën më të madhe të natës) falë shoqërimit të vazhdueshëm të ekraneve tanë, por sa shpesh e shohim vërtet atë që kemi para syve tanë?

Të pish duke parë për nga dritarja e preferuar, të vëresh retë apo shiun që bie është mirë për sytë dhe zemrën tonë.

Mënyrat për të përjetuar shqisën e të parit në shtëpi:

  • Ndizni një qiri dhe merrni një moment për të parë thjesht flakën që vezullon.
  • Tërhiqni një karrige të rehatshme deri te dritarja me pamjen më të mirë në shtëpi dhe kaloni disa minuta duke parë jashtë.
  • Bëni një pushim nga kompjuteri për të parë retë.
  • Shikoni me qetësi një vepër arti të preferuar, ose një pjesë të varur në mur, ose në një libër arti.
  • Vëzhgoni në heshtje, fëmijën, partnerin tuaj apo kafshën shtëpiake dhe kërkoni diçka që nuk e keni vënë re më parë.
  1. Dëgjoni

Tingujt mund të ndikojnë ndoshta më shumë se çdo sens tjetër. Kur e gjeni veten pa humor, të dërrmuar ose të lodhur, provoni të vendosni një pjesë të bukur muzikore.

Muzika që zgjedhim të luajmë në shtëpinë tonë bëhet pjesë e atmosferës, po aq sa ndriçimi dhe pëlhurat që përdorim – dhe nga ana tjetër, zhurma e tepërt mund të krijojë një atmosferë jo mikpritëse dhe kaotike.

Në një qendër urbane të ngarkuar, materialet izoluese të zërit mund të jenë më të rëndësishme se çdo sistem zanor.

Mënyrat për të përjetuar shqisën e dëgjimit në shtëpi:

  • Eksperimentoni me luajtjen e llojeve të ndryshme të muzikës dhe vini re efektin që ajo ka te ju.
  • Varni zile ose kambana ku flladi mund t’i fryjë.
  • Nëse tingujt e jashtëm janë të bezdisshëm, investoni në izolimin e zërit.
  • Instaloni një shatërvan të vogël në verandë ose në oborrin tuaj dhe shijoni tingujt e ujit.
  1. Nuhasni

Nuhatja është ndoshta shqisa jonë më e vjetër dhe është më e lidhura ngushtë me kujtesën. Nëse doni të gjeni një kohë në të kaluarën tuaj, mënyra më e lehtë është të gjurmoni një aromë që e lidhni me atë kohë. Mund të përdorni aromën në shtëpinë tuaj për të forcuar veten, për t’u çlodhur ose për të gjetur rehati.

Mënyrat për të përjetuar shqisën e nuhatjes në shtëpi:

  • Vendosni barbarozë (idërsha) ose barishte aromatike tjetër në një dritare dhe kaloni duart nëpër to për të çliruar aromën kur kaloni pranë. (E bëj sa herë që dal në ballkon).
  • Gatuani një vakt, duke vënë re aromën e perimeve dhe barishteve të freskëta ndërsa i lani dhe i copëtoni.
  • Përdorni vajra esencialë në një difuzor ose të hedhur në vaskë.
  • Zieni një tenxhere të vogël me ujë me disa shkopinj kanelle, lëkura portokalli, lëvozhgë molle dhe karafil.
  • Ndizni dyll blete ose qirinj me aroma natyrale.
  • Hapni dritaret që të hyjë ajri i pastër.
  1. Shijoni

Aq shpesh ne ndihemi të nxituar gjatë vakteve, duke e hedhur poshtë ushqimin tonë pa e shijuar vërtet atë. Por ia vlen të marrësh kohë për t’u ulur dhe për të shijuar çdo kafshatë.

Shijimi i ushqimit tonë, qoftë edhe një ushqim i thjeshtë si mollë në feta dhe një filxhan çaj, është më e shëndetshme dhe na bën të ndihemi jo vetëm më të ngopur, por edhe më të ushqyer se sa kur nxitojmë.

Mënyrat për të përjetuar ndjenjën e shijes në shtëpi:

  • Sillni në shtëpi një frut ose perime të pazakontë nga tregu i fermerëve për ta provuar.
  • Hiqeni telefonin dhe fikni televizorin përpara se të uleni për të ngrënë.
  • Shtoni feta limoni të freskët ose degëza menteje në ujin që mbani në tavolinën tuaj gjatë punës.
  • Zgjidhni cilësinë mbi sasinë. Një copë djathë vërtet të mirë ose një katror çokollatë të zezë dhe shijoni çdo kafshatë.

Angazhoni të gjitha shqisat

Kur të keni marrë kohë për të vënë në fokus secilën nga pesë shqisat tuaja në hapësirën tuaj të jetesës, shtëpia juaj do të ndihet më restauruese dhe paqësore.

Krijimi i përvojave shumë shqisore është një mënyrë e mrekullueshme për të trajtuar veten kur keni nevojë për pak kujdes shtesë.

Hidhni një filxhan çaj aromatik, shpërndani vajra esencialë në ajër, ndizni qirinj, vendosni muzikë të bukur dhe mbështilluni nën një batanije apo shtresë të butë për komoditetin më të madh në shtëpi.

Shikoni fotot 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.