![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Vajza e Mick Jagger u arrestua pasi shkaktoi një trazirë në një restorant teksa ishte e dehur dhe sulmoi policinë.
Sipas një raporti të Page Six, 51-vjeçarja Jade Jagger ishte me partnerin e saj në një restorant të njohur në Ibiza të Spanjës.
Të dy raportohet se ishin nën efektin e alkoolit ose drogës kur u përleshën me stafin, duke i bërtitur dhe kërcënuar. Më pas në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të vënë nën kontroll situatën.
Megjithatë, vajza e Mick Jagger ishte “agresive dhe e dhunshme” ndaj tyre, thuhet në raport, dhe nuk hezitoi të shtynte dhe gërvishtte një oficere policie.
Është e paqartë nëse ai është ende në paraburgim, por mediat spanjolle thonë se ai pritet të “sillet para drejtësisë” të enjten.
Mick Jagger’s Daughter Jade Arrested For Assaulting Police Officerhttps://t.co/sjrbZ0qyMm
— Slay News (@Slay_News_) May 18, 2023